17,11,2024

Ky është 30 vjeçari që u vra sot në Ferizaj

Must Read

Pak më parë  u raportua se mbrëmë në orët e vona ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Ferizaj.

Nga kjo përleshje ka humbur jetën një person, si dhe një tjetër është plagosur.

Mësohet se personi i cili u vra nga gjuajtja me armë zjarri është Gazmend Hyseni, 30-vjeçar.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur edhe familjarët e viktimës.

“Me shumë dhimbje Ju njoftojmë se sot ndërroi jetë më i dashuri jonë, Djali e nipi jonë i dashur”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje të reja.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J. i moshës 30-vjeçare, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G.H., 30-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal “ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë.

“I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që në një moment i kthehet zyrtarëve policorë dhe njëri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun  e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare, me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”.

“I  dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia njoftoi që me vendim të Prokurorit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img