Ferizaj.11.02.2018.   Sot është mbajtur turneu memorial “Ismet Ramadani” ne volejboll, në konkurrencën  femrave. Në këtë turne morën pjese 4 ekipe: “Kumanovo” nga Maqedoni, “Drita” nga jilani, “Kastrioti” nga Ferizaj dhe nikoqiri KVF “Ferizaj”.  Pas takimeve interesante fitore shënoi ekipi i Dritës duke mposhtur në finale KVF “Ferizaj” ndërsa  vendi i trete i takoi Kastriotit.
Në këtë turne Adelajda Penga u shpall lojtarja më e mirë e turneut.
 Ekipi në ferplay u shpallë ekipi “Kumanovo”.
Në fillim të turneut  një fjalë rasti  mbajti kreu i FVK-së Abedin Ibrahimi.
 Turneun e shpalli të hapur nënkryetari i Ferizajt, Naim Ferati.
 Organizatori më të mirët i nderoi me kupa, medalje e mirënjohje.
Must Read


