15,11,2024

Kuvendi miraton rezolutën kundër ndotjes së ajrit

Must Read

Pas debatit dyditor për ndotjen alarmante të ajrit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën, me të cilën kërkon që ambienti të jetë prioritet i lartë për Qeverinë e Kosovës. Rezoluta ka marrë mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare.

Rezoluta mori 73 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, transmeton kp.

Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha ka paraqitur rezolutën e harmonizuar mes grupeve parlamentare.

Rezoluta e plotë:
1. Mbrojtja e ambientit të shndërrohet në prioritet shtetëror të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
2. Kërkohet nga Qeveria e Kosovës të rishikohet dhe plotësohet me masa shtesë në Strategjinë për mbrojtjen e mjedisit brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti,
3. Të vendosen elektorfiltrat e cilësisë së duhur në termocentralet e KEK-ut deri në fund të vitit kalendarik 2018,
4. Të behet kontrolli i cilësisë së karburanteve dhe gazit sipas ligjeve në fuqi dhe të sigurohen kapacitetet e duhura deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2018 për të siguruar kontroll cilësor,
5. Të ndahet buxhet për izolimin e ndërtesave publike, me prioritet objektet e institucioneve shëndetësore dhe arsimore për të siguruar efiqiencë të energjisë, ngrohje të mjaftueshme dhe ambientaliasht të pranueshme,
6. Qeveria obligohet që të shikoj mundësinë të ndajë buxhet shtesë që do t;i shtoheshin mjeteve tashmë të dedikuara nga MCC (Korporata e Sfidave të Mijëvjeqarit) në vlerrë prej 22 milionë dollarë, me qëllim që të ndihmohen projektet e ndërlidhura me efiqiencë,
7. Të shtohen investimet kapitale për ngrohtoren “Termokos”, duke siguruar fonde shtesë për dyfishimin e kapacitetit të koogjenerimit, nga 140 megawat në 280 megawat energji termike, në mënyrë që të zgjerohet më shpejt rrjeti i ngrohtores në të gjitha lagjet e kryeqytetit, ku kjo është e mundur, përmes projektit të koogjenerimit. Po ashtu të krijohen mundësitë që edhe qytetet e tjera të lidhen me këtë projekt. Kjo të realizohet brenda afatit 2 vjeçar,
8. Të koordinohet Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, bazuar në kërkesat e komunave dhe institucioneve përkatëse, në përputhje me Strategjinë e rishikuar nacionale për mbrojtje të mjedisit, për mbjellje të fidanëve, krijimin e hapësirave të reja të gjelbëruara si dhe të shikohet mundësia e implementimit të pajisjeve me teknologji të avancuar si ‘drunj e mençur,
9. Kuvendi i Kosovës kërkon nga Komunat ku kemi ndotjet ajrit t’i shikojnë me urgjencë politikat për subvencionimin e qytetarëve që përdorin ngrohje me lëndë djegëse të dëmshme për ambientin dhe këtyre të iu krijohen mekanizma për të kaluar në mënyra më të pastra për ngrohje
10. Qeveria të merr vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje të ndërtesave kolektive,
11. Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria, respektivisht ministria përkatëse që investitorët e interesuar për investime në ndërtimin e kapaciteteve të gjenerueshme të energjisë, t’i ndihmojë që këta të pajisen më shpejt me dokumentacion dhe leje të duhura për fillim të ndërtimit të këtyre kapaciteteve,
12. Të ndërmerren hapa konkret për lidhjen me gazsjellës përmes Shqipërisë, i cili krijon mundësinë e përdorimit të gazit që do të kishte përfitime mjedisore dhe ekonomike,
13. Të ndërmerren hapa konkret nga qeveria e Kosovës që të ndihmojë qytetet e prekura nga ndotja e ajrit në ndërtimin e flotës për transport publik, duke shikuar edhe mundësinë e ndërtimit të kapaciteteve për transport modern elektrik,
14. Të menaxhohen efektshëm dhe të kontrollohen rigorozisht deponitë e mbeturinave,
15. Kërkohet nga Qeveria që të marr masa në sigurimin e cilësisë në kontrollin teknik të automjeteve, sipas ligjeve në fuqi, direktivat e BE-së, duke vendosur theks të veçantë në kontrollin e cilësisë së gazrave që emetohen nga këto automjete,
16. Kërkohet nga Qeveria dhe institucionet përkatëse, të respektojnë të gjitha ligjet në fuqi që ndërlidhen me ndotjen e ambientit,
17. Të kërkohet nga inspektoriatet komunale dhe shtetërore që ta monitorojnë situatën në përputhje me ligjin,
18. Inkurajimi dhe përkrahja e projekteve kreative të cilat do të ishin në funksion të përmirësimit të gjendjes aktuale shqetësuese të ndotjes së ajrit dhe
19. Në rast se Qeveria e Kosovës nuk zbaton masat e propozuara, Kuvendi i Kosovës do të filloj procedurat për ndryshimin e nenin 52 të Kushtetutës së Kosovës në mënyrë që e drejta në ajër të pastër dhe ujë të pastër të përfshihet si e drejtë e garantuar e njeriut në Kushtetutë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img