08,11,2024

Kuvendi Komunal nuk aprovon Statutin e QKMF-së, kuvendarët përplasen për planin e punës së kuvendit si dhe përcaktimin e anëtarëve të komisioneve

Must Read


Këtë të martë, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjen e dytë të kuvendit.
Në këtë mbledhje është aprovuar plani vjetor i punës së Kuvendit, si dhe u bë edhe përcaktimi i orarit te mbledhjeve.
Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Dr. Kemajl Emini ka dhënë propozim – vendimin për vënien në konsultim publik të Projekt- Programit Trevjeçar të Banimit 2023-2025.
Poashtu drejtori Dr.Emini ka bërë edhe propozim-vendimin për miratim të Statutit të QKMF-së, ku për këtë pati diskutime të shumta nga anëtarët e Kuvendit, dhe në fund vetëm 10 anëtarë ë votuan pro, 23 kundër dhe 2 abstenuan.
Në këtë mbledhje është bërë edhe propozim-vendimin për formimin e Komisionit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pjesëve të ngastrave kadastrale në pronësi të Komunës për vendosjen e kioskave.
Nga ekzekutivi komunal në këtë komision është caktuar Sabri Murseli, drejtor i Drejtorisë së pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Balton Dërguti, drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmi, ndërsa nga Kuvendi anëtarë do të jene Valon Aliu nga PDK-ja dhe Amir Rexhepi nga VV, ndërsa nga shoqëria civile Kenan Gashi.
Po në këtë mbledhje janë votuar edhe anëtarët përzgjedhës për Komitetin Konsultativ për shërbime sociale për persona me aftësi të kufizuar. Pjesë e këtij komiteti do të jenë këta anëtarë: Elemdina Hyseni-Kashtanejva, Arta Bela, Nazim Nuredini, Shkodrane Hasani,Vjollca Asllani, Doruntina Sojeva dhe Shukrije Mulaki.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

100 fermerë ferizajas përfitojnë motokultivatorë nga Drejtoria e Bujqësisë

Në hapësirën para Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, pasditen e sotme u ndanë 100 motokultivatorë për 100...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img