19,11,2024

Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt ka organizuar një aksion protestues në lidhje me qendrën rinore të Ferizajt

Must Read

Të rinjët ferizajas kanë shfaqur pakenaqësitë e tyre për (mos)ndërtimin e qendrës rinore të Ferizajt.

Qendra rinore është projekt i cili ka filluar me më shumë se 5 vite të ndërtohet, por e cila nuk ka arritur të përfundohet.

Postimi i plotë:

”Aksion simbolik protestues u mbajt para ndërtesës së Qendrës Rinore

E dashur rini e qytetit të Ferizajt, të dashur qytetar,

Ky aksion protestues u organizua nga Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt dhe ka për qëllim që të shprehen pakënaqësitë e te rinjve në lidhje me ndërtesen e qendrës rinore.

Qendra rinore është në ndërtim e sipër me më shumë se 5 vite dhe është abuzuar me ndërtimin e saj duke i’a mohuar të drejten të rinjve për një qendër te tyre.

Neglizhenca dhe papërgjegjësia e organeve kompetente për këtë çështje ka dëmtuar shumë produktivitetin e të rinjëve vullnetarë të qytetit tonë. Kapaciteti, idetë dhe kreativiteti që ofrojnë të rinjtë tanë meritojn një trajtim më të mirë dhe më të dinjitetshëm andaj përmes këtij aksioni, në mënyre paqësore e demokratike kërkojmë trajtimin e kësaj çështje që ka ndikim të madh në punën tonë.

Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt në vazhdimësi do të kërkojë nga organet relevante qofshin ato lokale a qendrore që ky problem i cili po dëmton zhvillimin e rinisë të zgjidhet sa më shpejtë dhe të krijohen ambiente komforte të punës për të rinjët e qytetit.

Shpresojmë që institucionet përgjegjëse për këtë çështje të marrin parasysh pakënaqesitë tona.

Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt gjatë javëve të kaluara ka dorëzuar tre kërkesa në Drejtorinë Rajonale të Policisë – Ferizaj ku ka kërkuar që të organizojë një marsh nga objekti i Qendrës Rinore deri tek Komuna e Ferizajt, në njoftimin e tretë të dorëzuar edhe pse në njoftim qartësohej se LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS do të respektohet maksimalisht, prapë Drejtorinë Rajonale e Policisë së Ferizajt refuzuan kërkesën me arsyen se jemi në gjendje pandemie.

Edhe pse na u mohua e drejta për të shprehur kërkesat nëpërmjet një akti demokratik sikur ai që kishim paraparë, ne shfrytëzuam këtë aksion simbolik e protestues për të potencuar se RINIA mbetet shtylla kryesore e shoqërisë e për të duhet punuar më shumë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img