25,12,2024

Kuvendi i Komunës së Ferizajt vendosi që të ndryshohet Rregullorja për Dhënien e Dekoratave

Must Read

Këtë të hënë, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt të Kuvendit të Komunës, ku në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale.

Si pikë e parë e rendit të ditës që u diskutua në këtë mbledhje ishte plotësim-ndryshimi i Rregullores për Dhënien e Dekoratave. Për  këtë pikë të rendit të ditës arsyetimin e dha drejtorja  e  Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani e cila ka thënë se në kjo draft rregullore ka dal në diskutim publik, ndërsa sipas saj do të ndryshohet pika e 7 neni i 7 i rregullores së mëparshme.

“Pika e 6 e nenit 7 të rregullores bazë 01.Nr.27 e datës 31.05.2015 neni 7, hiqet në tërësi. Ndërkaq pika 7 e nenit 7 riformulohet në tërësi si titullin “Nderi i Qytetit” e jep Kryetari i Komunës me vendim të posaçëm dhe sipas procedurave të parapara me protokollin e Zyrës së Kryetarit. Ndërkaq paragrafi i nenit 21 të Rregullores bazë riformulohet si vijon ”Propozimin për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” mund ta bëjë Kryetari i  Komunës ,1/2 e anëtareve të Kuvendit të Komunës dhe 1000 qytetare të Komunës së Ferizajt”, ka thënë drejtorja Xhemile Murati-Shabani.

Dritën jeshile e ka marrë edhe plotësim  ndryshimi i vendimi 01 Nr. 15 i datës 28.12.2021, propozim ky që duhet të plotësohet Komiteti për Komunitet edhe me dy anëtar nga komiteti rom dhe egjiptian.

Poashtu u diskutua edhe propozim-vendimi për rishqyrtim për mbrojtjen e vlerës së natyrës “Trungu i rrënjës” në fshatin Balaj si Monument i Natyrës.

Në këtë mbledhje u morë vendim edhe për emërimin e dy anëtarëve të komisionit përzgjedhës nga Kuvendi i Komunës për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve të shkollave. Për këtë komision është propozuar Bashkim Bytyçi nga Drejtoria e Arsimit si dhe Mendehie Rexha, ku në mënyrë anonime janë votuar nga të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img