09,05,2024

Kuvendi i Komunës së Ferizajt u mblodh për here të parë këtë vit

Must Read

Të martën është mbajtur mbledhja e parë për këtë vit e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, me ç’rast janë diskutuar pika të shumta të rendit të ditës.

Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri ka prezantuar në mënyrë detaje të gjitha pikat e rendit të ditës që ishin përgatitur për këtë mbledhje.

Por në fillim të kësaj mbledhje u kërkua që të shtohen edhe dy pika të rendit të ditës propozim-vendimi për rritjen e të hyrave vetanake në vlerë prej 39 mijë euro si dhe propozim-vendimi për aprovimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK).

Pika e parë e rendit të ditës së i përket bartjes së mjeteve mori votat të mjaftueshme, por diskutime të shumta kishte sa i përket aprovimit për daljen në diskutim publik të Planit Zhvillimor komunal për tetë vite të ardhshme. Disa nga asamblistët kërkuan që kjo pikë e rendit të ditës të mbetet për mbledhjen e radhës, ndërsa kishte të atillë që kjo pikë e rendit të ditës të shtohet në këtë mbledhje. Debati i ashpër është zhvilluar mes asamblistëve, por edhe drejtorit të urbanizmit Faik Grainca.

Këtu mori fjalën edhe kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, i cili kërkoi nga këshilltarët komunal që edhe kjo pikë të futet në rend ditë, për shkak të asaj se po diskutohet një strategjie që varet i gjithë qyteti nga ajo.

“Kisha apeluar te të gjithë ju, që ky dokument tepër i rëndësishëm dhe strategjikë për komunën e Ferizajt të mos shikohet nga prizmat individuale, por të shikohet si dokument i rëndësishëm për Komunë e Ferizajt. Është një dokument që kanë punuar njerëz profesionist duke pasur parasysh edhe kompanitë konsulentë që kanë pasur një traditë të bashkëpunim me komune e Ferizajt dhe kanë qenë ata që kanë punuar edhe më parë më qytetin e Ferizajt dhe janë përzgjedhur sipas procedurave të prokurimit”, është shprehur kryetari Svarqa.

Propozimi i kryetarit Svraqa që të shtohet kjo pikë e rendit të ditës, u përkrah nga të gjithë këshilltarët komunal.

Me tej janë propozuar edhe pika të tjera, por të cilat nuk kanë marr votat e mjaftueshme që të diskutohen në këtë mbledhje.

Vota të mjaftueshme mori propozim – vendim për orarin e mbledhjes së seancave të punës së Kuvendit të Komunës për vitin kalendarik 2017.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit kaloi edhe propozim vendimet për destinim e ngastra kadastrale 992-0 ZK Talinoc i Muhaxherëve, si dhe propozim –vendim për shpalljen e Interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrës kadastrale Talinoc i Muhaxherëve, Bibaj dhe Fshati i Vjetër, propozime këto të bëra nga drejtori i pronës Fatmir Azizi.

Diskutim të gjatë pati edhe sa i përket propozim-vendimit për faljen e borxhit të shoqatave të dala nga lufta dhe shoqatës të ish të burgosurve politik, por edhe për propozim – vendimin për aprovimin e planit komunal për menagjimin e mbeturinave 2016-2021.

Anëtarët e KK-së së Ferizajt, po ashtu kanë diskutuar gjere e gjatë edhe për propozim –vendimin për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale 409-0 Zk Surqinë, por edhe propozim – vendimin për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale 627-2 Zk Bablak.

Po në këtë mbledhje u aprovua edhe kërkesa dhe u morr vendimi për ndarjen e subvencioneve në lëmine e bujqësisë konform Rregullores për ndarjen e subvencioneve, neni 21 dhe 21.1, rregullore e miratuar nga Kuvendi i Komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img