26,11,2025

Kuvendi i Komunës miratoi subvencionimin e transportit urban dhe urbano-periferik

Must Read

Sot është mbajtur mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit të Komunës, e udhëhequr nga Kryesuesi, Xhavit Zariqi.

Në këtë mbledhje, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Alberton Sahiti, paraqiti propozim-vendimin për miratimin e Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt, si dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor për komunat: Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, Partesh, Kllokot, Ranillug, Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Hani i Elezit dhe Shtërpcë.

Po ashtu, drejtori Sahiti paraqiti edhe propozim-vendimin për subvencionimin e transportit urban dhe urbano-periferik. Kjo pikë e rendit të ditës u shoqërua me diskutime të gjera pro dhe kundër, por në përfundim u miratua me shumicë votash.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe propozim-vendimin për anëtarësimin e Komunës në ACES EUROPE, shoqatë që promovon politikat sportive evropiane përmes dhënies së çmimeve ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img