24,11,2024

Kuvendi i Komunës, me shumicë votash mori vendim për publikimin e listës së pronave komunale për dhënën në shfrytëzim për vitin 2024

Must Read

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Xhavit Zariqi, bashkë më drejtorë komunal dhe anëtarë të kuvendit të Komunës, ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit.

Në këtë mbledhje me shumicë votash është votuar plani vjetor i punës për Kuvendin e Komunës së Ferizajt.

Poashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe propozim-vendimin për aprovimin e Rregullores për organizimin dhe Shfrytëzimin Parkingjeve Publike dhe private në territorin e Komunës së Ferizajt, pas ndryshimeve të kërkuara. Nderkaq me shumicë votash edhe u miratua kjo rregullore.

Me shumicë votash është aprovuar edhe propozim-vendimi i dhënë nga drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli për publikimin e listës së pronave komunale për dhënën në shfrytëzim për vitin 2024.

Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, ka bërë propozim-vendimin për miratimin Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal në Komunën e Ferizajt për vitin 2024-2034, ku edhe ky propozim kaloi.

E nga ana tjetër drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku ka bërë propozim-vendimin për faljen e obligimeve të pa paguara për taksën në aktivitet (afariste) që nga vitit 2000.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img