04,05,2024

Kuvendi i Ferizajt merrë shumë vendime.Merren vendime edhe për emërtimin e disa institucioneve kulturore e sportive të komunës së Ferizajt

Must Read

Nga seanca e sotme e Kuvendit u shpreh garancë për mbrojtjen e interesit qytetar

Kuvendi i komunës së Ferizajt në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë një seri vendimesh të rëndësishme dhe ka shqyrtuar disa çështje me interes për qytetarët e komunës së Ferizajt.

Fillimisht kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, anëtarët e këtij Kuvendi i ka njoftuar me 34 pikat e rendit të ditës por që më pas u mor vendim që disa prej tyre të hiqen për një shqyrtim të mëvonshëm.

Në fillim të kësaj mbledhjeje grupi parlamentar nga PDK u ankua për numër të madh të pikave që janë sjellë për diskutim dhe vendosi ta lëshojë këtë mbledhje. Udhëheqës të këtij grupi parlamentar thanë se propozim vendimi për dhënien me koncesion të një parcele të komunës në afërsi të tregut të Gjelbër përmban shkelje ligjore dhe nuk ka bashkëpunim të duhur edhe për çështjet e tjera.

Ndërkaq duke komentuar largimin e një pjese të opozitës nga mbledhja e sotme kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa iu drejtua asamblistëve duke garantuar se interesi qytetar do të mbrohet në të gjitha situatat dhe në asnjë rast nuk ka pasur mungesë bashkëpunimi.

Lidhur me propozimin për rishqyrtimin e këtij vendimi ai garantoi banorët e asaj pjese dhe të gjithë qytetarët e tjerë se vendimet e Kuvendit nuk do të jenë asnjëherë në dëm të tyre dhe është në dorën e Kuvendarëve secili vendim që merret në mënyrë publike.

“Për shqetësimet që u thanë këtu dëshiroj t’i njoftoj të gjithë qytetarët e Komunës së Ferizaj se kam nxjerr një vendim paraprakisht pa e ditur se do të kthehet vendimi nga Ministria i cili u kthye për mungesë të kuotës kur u votua se asnjë veprim nuk do të ndërmerret pa pëlqimin paraprak të të gjithë banorëve , me deklaratat e noterizuara pranë noterëve që kanë legjitimitetin e veprimit institucional dhe ligjor. Nuk ka asnjë njeri këtu që është i interesuar me shkelë mbi interesin qytetar sepse garantuar mbrojtjen e interesave qytetare kjo qeveri i ka fituar edhe zgjedhjet. Përpjekjet për përbaltjen e punëve dhe veprimeve të rëndësishme dhe që kanë kaluar nëpër këtë kuvend dhe që kanë ndryshuar mënyrën e jetesës të qytetareve të komunës së Ferizajt tregon për një përkushtim të komunës së Ferizajt në zbatimin e ligjeve dhe realizimin e premtimeve të këtij programi i cili ka qenë njëri ndër programet më të realizuara në historinë e pasluftës.” deklaroi kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.

Në seancën e mbajtur sot nga Kuvendi i Komunës së Ferizajt u morën edhe një sërë vendimesh të tjera të kanë të bëjnë me rishqyrtime të vendimeve të mëhershme , dhënie të ngastrave kadastrale apo edhe destinim të parcelave të komunës në dobi të interesit publik.

Po ashtu u morën vendime për emërtimin e disa institucioneve kulturore e sportive të komunës së Ferizajt. Me shumicë votash ish rruga “Tony Bler” u emërua si sheshi ”Toni Bler” Po ashtu u emërtuan disa institucione kulturore me emra të personaliteteve të ndryshme.

Galeria e Arteve u emërua me emrin e aktorit të ndjerë Ismajl Rama , pastaj Kinemaja e qytetit u vendos të emërohet e me emrin e ish- Presidentit të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova. Qendra e Kulturës u vendos të emërohet me emrin e aktores Katarina Josipit kurse stadiumi i ri i Futbollit u vendos të marrë emrin “Dardania”.

Gjatë kësaj mbledhjeje u miratua edhe raporti i komisionit për dhënien në shfrytëzim të tokës komunale në bazë të konkursit te datës 7 shkurt 2017.
Gjatë mbledhjes së sotme struktura e Kuvendit Komunal të Ferizajt pësoi disa ndryshime. Në vend të Shpëtim Sojevës e Arta Tahirit grupit parlamentar të LDK-së iu bashkuan Nysret Sylejmani e Mevlide Sahiti të cilët dhanë betimin për herë të parë meqë ishin në listën e pritjes nga zgjedhjet e kaluara.
Ndërkaq Zymrije Haxhimusa e cila u përkiste radhëve të grupit të LDK –së kaloi në grupin e AAK-së për ta vazhduar veprimtarinë e saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img