11,09,2025

Kuvendi i Ferizajt merr një sërë vendimesh të rëndësishme

Must Read

Kuvendi i Komunës së Ferizajt, këtë të enjte ka mbajtur mbledhjen e trete të këtij viti.

Fillimisht kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, anëtarët e këtij Kuvendi i ka njoftuar me 17 pika e rendit të ditës që ishin përgatitur për këtë mbledhje.

Fillimisht kryesuesi Guri, ka kërkuar nga anëtaret e kuvendit që të caktohen dy anëtarë nga Kuvendi Komunal për komisionin për ndarjen e bursave për student për vitin akademik 2016-2017, me ç’rast me vota unanime u caktuan Hysnie Mustafa-Shamolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Edona Bakolli nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në këtë mbledhje u morë vendim për destinimin e ngastrës kadastrale me numër 498-0 Z.K për varreza të Fshatit të Vjetër.
Por pika më e nxehte e rendit të ditës e cila kishte të bënte me destinimin e ngastrës kadastrale 1348-0 ZK Ferizaj për raste sociale. Në këtë pikë të rendit kanë diskutuar të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës, që shumica prej tyre ishin kundër këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi ishte edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, i cili dha edhe arsyetimet e tij se pse është kundër një vendimi të tillë.

Për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës u shty pika e rendit të ditës për shpalljen e interesit të përgjithshëm për ngastrën kadastrale 595-0 Z.K. Slivovë e cila parashihej për varrezat e këtij fshati.

Ndërsa u miratua propozim-vendimi për ngastrën kadastrale 76-0 Z.K. në fshatin Tërrn, të cilat do të destinohen për varreza të këtij fshati.

Me vota unanime të të gjithë asamblistëve u morr vendimi për destinimin e një ngastre kadastrale në fshatin Koshare për shtatoren e dëshmorit Besim Fazliu.

Asamblistët po ashtu kanë votuar edhe për propozim – vendimin për destinimin e ngastrave kadastrale 1140-3 dhe 1143-3 Z.K. në Ferizaj për ndërtimin e një shkolle, ndërsa më vota unanime është bërë edhe aprovimi i ofertës sa i përket raportit të komisionit për dhënien e tokave në shfrytëzim për konkursin e datës 14 Nëntor 2016 – Rahovicë.

Me vota unanime është pranuar edhe dorëheqja e Samir Rekës, nga komisioni për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale, ndërsa në vend të këtij të fundit është emëruar Kenan Gashi nga rrjeti i organizatave joqeveritare “Avonet”.

Po ashtu u miratua edhe propozim-vendimi për Planin Komunal të Menaxhimit të Mbeturinave 2017 – 2021.

U morr vendim edhe për aprovimin e Rregullores Komunale, për procedurat dhe Kriteret e Vendosjes dhe Mirëmbajtjes së Përmendoreve, Busteve, Monumenteve dhe Pllakave Përkujtimore në Komunën e Ferizajt, për propozimin-vendimin për dislokimin apo zhvendosjen e rrugës në fshatin Mirash si dhe për raportin financiar për vitin 2016.

Po ashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe pika të ndryshme të rendit të ditës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img