28,07,2025

Kuvendi i Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2016

Must Read

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, këtë të mërkurë janë mbledhur në mbledhjen e radhës për të diskutuar shumë pika të rendit të ditës, por ajo e cila ngjalli më së shumti interesim ishte raporti vjetor i punës së qeverisë komunale për vitin 2016.

Por, fillimisht këshilltarëve komunal i është drejtuar kryesuesi i Kuvendit, Faruk Guri, i cili në mënyrë të detajuar ka prezantuar pikat e rendit të ditës të përgatitura për këtë mbledhje.

Në këtë mbledhje me shumicë votash u mor vendim që tri toka të cilat ishin me destinim bujqësor të kthehen në atë ndërtimor.
Pas këtyre pikave të rendit të ditës, u diskutua gjerë e gjatë edhe për raportin e punës për vitin 2016.

Fillimisht kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, u tha kuvendareve se janë bërë punë mjaft të mira gjatë këtij viti por që janë shoqëruar edhe me vështirësi e sfida . Ai theksoi se kanë mbetur ende punë por që qeverisja e suksesshme nuk mund të mohohet në asnjë mënyrë.

“Dëshiroj të theksoj se gjatë vitit 2016 kemi arritur të realizojmë me sukses planin buxhetor , të kemi të hyrat më të mira që nga paslufta nga tatimi në pronë. E kemi rritur cilësinë e shërbimeve administrative për qytetarët duke treguar efikasitet të lartë në përmbushjen e kërkesave të tyre. Qytetarëve u kemi krijuar hapësira të reja duke hapur objekte të gjendjes civile . Kuvendi i komunës ka miratuar disa rregullore , strategji e plane të veprimit , janë diskutuar me qytetarë e grupe ekspertësh dokumente të rëndësishme urbanistike , janë zgjeruar hapësirat e shërbimeve shëndetësore , ndërkohë që janë vendosur dy ordinanca stomatologjike nëpër shkollat e komunës sonë , afaristëve të interesuar u janë dhënë në shfrytëzim prona komunale për hapjen e bizneseve ose zgjerimin e tyre. Është zgjeruar zgjerimi i rrugëve në gjatësi mbi 10 kilometra , është shënuar përparim në cilësinë e arsimit, dhe numër më i vogël mungesash në shkolla , janë dhënë qindra e mijëra euro për subvencionimin e bujqve të cilët kanë përfituar fidanë pemësh sisteme të ujitjes dhe sidomos mundësi për të marrë kredi në bankat tona pa kamatë të cilën e paguan komuna. Janë asfaltuar mbi 10 kilometra rrugë janë ndërtuar mbi 20 kilometra kanalizime ndërsa janë investuar mbi 8 milionë euro investime në infrastrukturë nga qeveria . Prokurimi i Ferizajt i ka proceduar 18.4 milionë euro në 278 procedura me numër fare simbolik të ankesave. Po natyrisht kemi pasur edhe vështirësi e kufizime . Shumë nevoja të qytetarëve ende presin zgjidhje. Mirëpo unë kam besimin e patundur se do të arrijmë përherë e më shumë” tha në fjalën e tij kryetari Svarqa.

Pas paraqitjes së këtij raporti këshilltarët komunalë e komentuan në mënyra të ndryshme raportin , ndërsa pati edhe shumë pyetje e diskutime për çështje të ndryshme.

Në fund të mbledhjes drejtorët e ekzekutivit ferizajas dhanë sqarimet e tyre për secilin shqetësim që u ngrit ndërsa u dhanë zotime se aty ku ka pasur ngecje do të arrihen përmirësime

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img