27,12,2024

Kuvendi i Ferizajt:  Debat për Raportin e Auditorit të jashtëm

Must Read

Të mërkurën është mbajtur mbledhja e fundit e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e cila u udhëhoq nga kryesuesi Faruk Guri, i cili ka prezantuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Raporti gjeneral i auditorit të jashtëm për vitin 2015 ka përballur sot në një debat përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës në seancën e fundit të Kuvendit komunal të Ferizajt.

15747335_1378246858876800_1569416274533436364_n

Veç këtij raporti, këshilltarët e kuvendit e kanë debatuar edhe raportin e auditorit gjeneral për Kompaninë “Pastëria” si dhe kanë marr vendim për destinimin e dy ngastrave kadastrale, në të cilat do të ngritën shtatorët e dy Dëshmorëve të Kombit, Ahmet Hoxha dhe Ramadan Rexhepi-Adidasi.

Në seancën e fundit për këtë vit, Kuvendi Komunal i Ferizajt ka debatuar sot raportin e auditorit gjeneral për vitin 2015.Me këtë rast të gjeturat e këtij raporti dhe rekomandimet kanë përballur përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës. Fillimisht drejtoresha e Drejtorisë për Financa dhe Buxhet, Lirije Syla, ka thënë para këshilltarëve se raporti është vlerësuar me opinionin si i pamodifikuar dhe me theksim çështjesh, gjë që sipas saj tregon për një vlerësim pozitiv.

Debati i zhvilluar më pastaj ka nxjerrë vlerësime të kundërta sa i përket raportit dhe të gjeturave aty. Përfaqësuesit e opozitës kanë folur për raportin si për një dokument për të cilin kanë nevojë të dijnë qytetarët dhe organet e ndjekjes. Madje kanë thënë se bazuar në të gjeturat e tij, tregon se komuna e Ferizajt ka pasur një performancë të dobët në menagjimin e pasurisë publike
Ndaj këtyre konstatimeve të opozitës kanë reaguar përfaqësuesit e pozitës duke thënë se vetë sjellja e raportit para Kuvendit tregon për një transparencë të punës së kryetarit, ndërsa sipas tyre vlerësimi që i është bërë raportit si i pamodifikuar me theksim çështjesh tregon për pozitivitetin e raportit karshi ecurisë financiare të komunës për vitin 2015.

15780626_1378246855543467_181763771412217071_n

Shpjegime për çështjet e ngritura nga opozita në fund ka dhënë drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë, Gafurr Ilazi.
Këto shpjegime të drejtorit Ilazi edhe njëherë ngjallen reagimin e këshilltarëve të PDK-së por edhe të drejtoreshës së financave Lirije Syla.

Në këtë seance, këshilltarët e Kuvendit Komunal e kanë debatuar edhe raportin e auditorit gjeneral për Kompaninë Publike “Pastërtia”, ndërsa ka marr vendim edhe për ndarjen e dy lokacioneve në të cilat do të vendosen shtatoret e dy Dëshmorëve të Kombit, Ahmet Hoxha dhe Ramadan Rexhepi- Adidasi. Kuvendi Komunal me shumicë votash ka miratuar edhe Statutin e Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img