01,08,2025

Mbahet mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt

Must Read

Ferizaj 31.07.2025

Të enjten u mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Zariqi. Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e Kuvendit dhe drejtorë të drejtorive komunale.

Gjatë mbledhjes u prezantua raporti financiar për periudhën janar–qershor 2025. Ndër pikat tjera të rendit të ditës ishte edhe propozim-vendimi për shkëputjen e marrëveshjes së bashkëpunimit të datës 16.12.2008 ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Lindje (AZHR-Lindje), i paraqitur nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti. Pas diskutimeve, kjo pikë u miratua me shumicë votash.

Drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, prezantoi propozim-vendimin për plotësim-ndryshimin e vendimit Nr.01.Nr.109 të datës 30.09.2019, i cili ishte ndryshuar më parë me vendimin Nr.01.Nr.22 të datës 28.03.2025.

Po ashtu, u shqyrtua dhe miratua edhe memorandumi i bashkëpunimit me OJQ-në “Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve – Shtëpia Ime” në Ferizaj.

Drejtori Murseli prezantoi gjithashtu propozim-vendimin për pezullimin e disa vendimeve të datës 30.05.2025 (Nr.01.Nr.48, 49, 50, 51, 52, 53, 56), si dhe anulimin e vendimit Nr.01.Nr.55 të së njëjtës datë.

Një ndër pikat që ngjalli diskutime të gjera ishte edhe propozim-vendimi për subvencionimin e transportit urban dhe urbano-periferik në qytet, i cili është shtyr për mbledjen e ardhshme.

Në përmbyllje, të gjitha pikat e rendit të ditës të kësaj mbledhjeje u miratuan nga anëtarët e Kuvendit Komunal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një 63-vjeçar gjendet i vdekur në një vilë në Jezerc

Një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një vilë private në fshatin Jezerc të Ferizajt. Rastin e ka konfirmuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img