Këtë të premte Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, ka mbajtur mbledhjen e pestë të Kuvendit të Komunës. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë anëtaret e kuvendit, por edhe drejtorët e drejtorive komunale.
Në këtë mbledhjen ishin parapare që të diskutohen disa propozim-vendime për shpalljen e interesit të përgjithshëm të disa ngastrave kadastrale, mirëpo me zyrtarizmin e datës së zgjedhjeve, ato pika të rendit të ditës nuk u diskutuan dhe me miratimin e të gjithë anëtareve të kuvendi edhe janë hequr nga rendi i ditës.
Në këtë mbledhje drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 1990 dhe 01974-0 të zonës kadastrale në fshatin Mirosalë. Kjo pikë e rendit të ditës kaloi pa debat, ndërkaq debat më i gjatë u zhvillua sa i përket pikës shtesë të kësaj mbledhje, propozim-vendimit për anulimin e pjesërishëm të vendimit me nr.01.Nr.51 të datës 31.03.2014.
Sipas drejtorit të pronës Sabri Murseli, ky vendim anulohet pjesërisht përmes të cilët është destinuar parcela me nr.22-2 zonën kadastrale në Ferizaj me sipërfaqe prej 84680 metër katror për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik.
“Vendimi anulohet pjesërisht vetëm për sa i përket Spitalit të Përgjithshëm dhe atë me sipërfaqen prej 77760 metra katror nga parcela me nr. 22-2 të zonës kadastrale në Ferizaj. Ndërsa vendet në fuqi vendimi me nr. 01.Nr.51 i datës 31.03.2014 për sa i përket Instituti të Shëndetit Publik në Ferizaj në kuadër të ngastrës kadastrale 22-2 të zonës kadastrale në Ferizaj me sipërfaqe prej 7100 metër katror”, ka thënë drejtori Murseli.
Për këtë pikë u zhvillua një debat i gjatë, por me 18 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim kaloi.
Dritën jeshile morri edhe propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrës kadastrale me 1022-0 të zonës kadastrale në fshatin Gaçkë.
Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe çështje të ndryshme të cilat kanë ngritur anëtarët e Kuvendit, ndërsa përgjigje kanë marrë nga drejtorët e drejtorive komunale.