02,05,2024

Kolegji Universum filloi me shkëmbimin për studentë, në kuadër të programit Erasmus Plus

Must Read

Shkëmbimi semestral për studentët e kolegjit Universum në Turiba University në Riga të Latvisë është programi i parë që zbatohet nga 22 projektet e fituara në shtetet si Gjermani, Itali, Estoni, Poloni, Lituani, Latvi, Bullgari, Rumani, Slloveni, Kroaci dhe Turqi nga kolegji Universum për vitin 2017.

Institucioneve arsimore nga Kosova u është lejuar qasja në projektet e BE-së në fushën e arsimit që nga vitin 2014.
Deri më sot, kolegji Universum ka arritur të përfitoj mbi 8 projekte për zhvillim të kurrikulave, ngritje të kapaciteteve, dhe 22 projekte për shkëmbim semestral të studentëve, stafit administrativ dhe akademik në disa prej Universiteteve më të prestigjioze të Bashkimit Evropian.
Si pjesë e shkëmbimit të stafit akademik profesori Kushtrim Kokollari do të ligjëroj një javë në METU (Middle East Technical University) universitet ky me renome në Ankara të Turqisë. Sipas Kokollarit kjo është një mundësi e jashtëzakonshme që të shkëmbehen dhe krahasohet praktikat më të mira në mes universiteteve.
Ndërsa, profesor Ensar Bajrami, koordinator i zyrës ndërkombëtare në kolegjin Universum theksoi se këto projekte do të ndihmojnë ndërkombëtarizimin e arsimit kosovar.
Bursat ndërkombëtare Erasmus+ të përfituara nga kolegji Universum kapin shifrën 470,250 euro për një vit akademik. Poashtu, vlen të theksohet që kolegji Universum deri sot ka dërguar 31 studentë dhe 12 pjestarë nga stafi administrativ dhe akademik për trajnim dhe ligjërim në universitetet partnere.
Ndërsa, këtë vit kolegji Universum do të dërgoj 110 studentë me bursë të plotë. Këto projekte janë një kontribut i drejtpërdrejtë në rrugën e integrimit evropian të Kosovës pasi që zhvillimi i arsimit ndikon në zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img