Sport

Kushti që CR7 ia vendosi Perezit për kontratën e re, ka të bëjë me Messin

By FerizajPress

November 09, 2016

Portugezi ka gjetur gjuhën e përbashkët me Real Madridin, për të vazhduar kontratën, nga e cila portugezi do të përfitojë rreth 23 milionë euro.

Sport.es sot ka shpalosur edhe prapaskenat e kësaj kontrate, që e bën portugezin lojtarin më të paguar në botë.

Sipas ‘Sport.es’, përcjell nga ‘TheSun’, Ronaldo i ka vendosur një kusht presidentit të Real Madridit, për të nënshkruar kontratën e re, transmeton lajmi.net.

Ronaldo ka kërkuar nga Perez, që paga e tij me kontratën e re, ta bëjë atë futbollistin më të shtrenjtë në botë, e në veçanti më të shtrenjtë se rivali i tij, Lionel Messi, që paguhet 21 milionë euro.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.