27,12,2024

Kush janë politikanët e lartë që kanë fshehur paratë në Qipro?

Must Read

IMG_20160406_141313

Fatos Klosi, ish drejtor i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) ka bërë një deklaratë bombë në emisionin “Dritare” të Rudina Xungës.

Sipas tij në vitin 2001, SHBA i kanë servirur SHIK informacione mbi depozitimin apo fshehjen nga politikanë shqiptarë të shumave të parave në Qipro por edhe diku tjetër. Dhe ka vazhduar ish kryeagjenti SHIK e ka bërë punën e vet, e ka dërguar informacionin në fjalë “atje ku mund të shkonte” sipas ligjit.

Klosi bën fjalë për një periudhe ku qeveritë socialiste të majkos dhe të metës i lanë vendin njëra tjetrës, por ai nuk ka sqaruar më tepër se kush është politikani i lartë dhe për më tepër se kujt ia ka referuar ai këtë shqetësim të amerikanëve.Lidhur me deklaratën e fortë të Klosit por edhe me mjegullimën që lë ai ka rreaguar edhe opinionistr Andrea Stefani në një shkrim në “Dita”: “Kush janë këta politikanë që kanë fshehur kapitale? Sa lart qëndrojnë në hierarkinë e politikës dhe të shtetit? A janë edhe sot e kësaj dite aktivë, në pushtet apo në opozitë? Deklarata e Klosit duhet të përbëjë një alarm për çdo qytetar të këtij vendi që trembet ta lerë fatin e tij, të familjes dhe të vendit në duar politikanësh që qarkullojnë para të pista të botës së krimit apo të korrupsionit për t’i fshehur apo për ti pastruar ato” ka shkruar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img