28,11,2024

Kush janë 14 deputetët në shërbim të Xhorxh Soros

Must Read

Këto zgjedhjet duket se janë edhe në shënjestrën e manjatit të majtë, Xhorxh Soros.

Pasi ka humbur pushtetin në shumë qeveri Europiane, sepse kanë fituar partitë e djathta dhe ato ekstremiste, Soros ka vendosur në shënjestër zgjedhjet e Parlamentit Europian të 2019.

Për këtë arsye, mediat italiane dje e sot kanë denoncuar me emra, deputetët që janë në shërbim të Xhorxh Soros.

Kryesisht flitet për deputetë italianë që i shërbejnë manjatit të majtë, por edhe të tjerë që nuk janë në këtë listë, i shërbejnë qëllimeve të Soros.

Një emër është veçanërisht i njohur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për mikun e Edi Ramës në PE dhe ai është Gianni Pittella, vëllai i të cilit është arrestuar në Itali për korrupsion.

Sipas asaj që boton sot LiberoQuotidiano 13 deputetë të Parlamentit Europian janë të zgjedhur nga Partia Demokratike që drejtohej nga Matteo Renzi dhe Barbara Spinelli që është zgjedhur nga lista ‘Tsipras’.

Ja emrat e deputetëve që i shërbejnë Xhorxh Soros në PE:

Brando Maria Benifei, Sergio Cofferati, Cecile Kyenge, Alessia Mosca, Andrea Cozzolino, Elena Gentile, Roberto Gualtieri, Isabella Del Monte, Luigi Morgano, Pier Antonio Panzeri, Gianni Pittella, Elena Schlein, Daniele Viotti.

Në këtë listë nuk bën pjesë asnjë deputet i zgjedhur nga listat e partive si ‘Lëvizja 5 Yjet’ ‘Bijtë e Italisë’, apo të ‘Forca Italia’.

Këto parti janë emërtuar si të ‘pabesueshme’ Soros dhe drejtuesit e fondacionit ‘Për Shoqëri të Hapur’./ SYRI.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img