17,11,2024

Kush do ta çoj vendin në zgjedhje? Qëndrimi i Ramushit, PDK-ja apo opozita?

Must Read

Zhbllokimi i situatës së rëndë politike, karshi detyrimeve të padrejta të vëna nga BE-ja, është arsyeja kryesore e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, e pranuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Asnjë arsyetim tjetër nuk do të përkrahet nga ta.

Kjo ishte shpresa, pothuaj e shuar e LDK-së dhe Isa Mustafës të cilët, këtyre ditëve, ishin të dorëzuar.

Por është Ramush Haradinaj ai i cili po ua ringjallë këtë shpresë.

Ai nuk po lë mundësi të qarta për alternativa të reja paszgjedhore që do ta zhbllokonin situatën e tashme të krijuar.
Kjo do ta detyrojë bashkësinë ndërkombëtare të ndërhyjë dhe të mos lejojë zgjedhje së koti.

Megjthatë, nëse Ramush Haradinaj “reflekton”, zgjedhjet do të jenë të pashmangshme.
(Qëndrimi i VV-së do të jetë i papërfillshëm edhe tash edhe pas zgjedhjeve eventuale. Ata edhe më tej do të “luftojnë “ për “mbrojtjen” e integritetit territorial të Kosovës.)

Nëse PDK-ja do ta prishte koalicionin me LDK-në, karriera politike e Isa Mustafës do të rrezikohej pariparueshëm.

Lidhja e koalicionit me PDK-në pat shkatuar pakënaqësi të mëdha brenda LDK-së dhe si pasojë, sipas sondazheve, Isa Mustafa qëndron shumë keq përkah respekti brenda partisë në krye të së cilës është.

Në këtë rast, edhe më keq do ta ketë nga deputetët e tij të cilët i pat kërcënuar me hakmarrje, kur ata s’e votuan për kryeministër.

Prishjen e koalicionit nuk do t’ia falte kurrsesi Vjosa Osmani dhe “të rebeluarit” e LDK-së që ishin kundër marrëveshjes së atëhershme Thaçi – Mustafa.

Shih për këtë, përpjekja e grupit të Isa Mustafës që të mos e fajësojnë PDK-në për shkuarjen eventuale në zgjedhje, ishte shumë e dukshme javën që e lam pas.

Prandaj, përveç prishjes së koalicionit, çdo opcion tjetër për të dorëzuar Qeverinë do të ishte më i pranuari për ta.

Në anën tjetër, Isa Mustafa pat trathtuar VLAN-in në momentet ma kritike të saj prandaj opozita nuk do t’i besojë më në përpjekjet për koalicione të reja paszgjedhore.
Kjo trathti ndaj tyre, për shkak të lakmisë të pakapërcyeshme të tij për t’u bërë kryeministër, e bëri opozitën të dhunshme. Si pasojë, pothuajse ishte e pamundur puna normale e kësaj qeverijeje.

Pikërisht ky argument, dmth dhuna e opozitës e demostruar në Kuvend dhe jasht tij, do të ishte arsyetimi më i lehtë që ai do ta bënte para strukturave të LDK-së dhe elektoratit të tyre, në rast të shkarkimit të tij me mocion nga ana e opozitës.

Edhe pse përkrahja e PDK-së për mocion të Qeverisë, të inicuar nga një parti e vogël opozitare, nuk është në favor të saj dhe është vështirë e realizueshme, kjo do të ishte një shpresë, edhe pse e vogël, që Isa Mustafa edhe më tej të mbetet i rëndësishëm në politikë.

Përfundimisht, nëse Isa Mustafa do të dorëzohet, më me qef do ta pranonte mocionin se sa prishjen e koalicionit me PDK-në.

 Lulzim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img