Kusari – Lila ka thënë se shumë shpejt do të prezantohet Partia e re, në të cilën ajo është bashkëthemeluese me deputetin tashmë të pavarur, Ilir Deda.
“Është e pakontestueshme që Mimoza do të jetë çdo herë e fokusuar për Gjakovën. A do të thotë kjo që do të ndodhë edhe një rikandidim apo vetëm fokusi nga zgjedhjet e përgjithshme, mbetet të shihet. Pra, nuk mund të bëjë një konfirmim për rikandidim tash”, tha Kusari-Lila për Radio Dukagjinin.
E pyetur se a qëndron prapa deklarimeve për finalizim të Partisë së re brenda muajit tetor, Kusari-Lila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejt duke e ndërlidhur ‘Maratonën e Malsisë’, që po zhvillohet sot, me përgatitjet që po bëhen për Partinë e re.
“Partia e re do të prezantohet shumë shpejt. Edhe përgatitjet për Partinë e re janë maratonike”, tha Mimoza Kusari –Lila.
.