20,11,2024

Kurti shfuqizon vendimet e Haradinajt për tokat e AKP’së që iu ishin dhënë Komunave

Must Read

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka shfuqizuar vendimet e ish-kryeministrit Haradinaj për dhënien e tokave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit disa komunave.

Kurti tha se pronat duhet t’i kthehen AKP-së dhe se kthimi i ligjshmërisë aty ku kërkohet sipas tij është i pa kompromis.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimeve të qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga AKP-ja në komunat: Gjilan, Ferizaj, Suharekë, Skenderaj, Deçan, Junik dhe Han i Elezit. Zbatimi i ligjshmërisë është parim themelor me të cilën udhëhiqet qeveria jonë për këtë kthimi i ligjshmërisë aty ku kërkohet është i pa kompromis. Vendimet e ish-qeverisë Haradinaj përmes të cilave tokat e AKP u ndahen komunave të caktuara sot duhen shfuqizuar për shkak të rrethanave të ndryshuara ligjore”, tha Kurti.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se është shfuqizuar vendimi i ish-qeverisë Haradinaj në vitin 2019, i cili ka pamundësuar dhënien e pronës komunale në shfrytëzim.

Krasniqi theksoi se ky vendim tani iu mundëson komunave që të mos kenë problem me ligjshmërinë e ktyre vendimeve, njofton Klankosova.tv.

“Ishte një vendim që ka të bëjë me ligjshmërinë e komunave, do të thotë është anuluar një vendim i ish-qeverisë gjatë vitit 2018, për shkak se është e pamundur të implementohet për arsye që gjatë vitit 2019 është shfuqizuar ligji për dhënien e pronës komunale, në shfrytëzim dhe këmbim. Tash e ka pamundësuar implementimin e vendimeve në mbledhjen e 55-të qeverisë në vitin 2018 dhe kjo tash i mundëson komunave që mos të kenë probleme me ligjshmërinë e këtyre vendimeve”, është shprehur Krasniqi.

Ai gjithashtu ka dhënë më shumë sqarime në lidhje me çka ka të bëjë ky vendim,

“Gjatë vitit 2018 është marrë vendim ose disa vendime në atë takim të qeverisë për pronat e ndërmarrjeve shoqërore që kanë nisur një proces përmes AKP-së të kalohen si prona komunale, por në vitin 2019 është ndryshuar ligji që e pamundëson këtë lëvizje, dhe tani kemi situatën kur komunat kanë filluar një proces të këtyre aseteve prej AKPS-së por është e pamundur se për shkak ligji vitit 2019 e ka pamundësuar një gjë të tillë, dhe ne vetëm kemi marr vendim për shfuqizimin e këtij vendimi i cili tash mundëson që këto prona të jenë në proces të rregullt si prona normal shoqërore dhe të administrohen prej AKP-së”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img