21,12,2024

Kurti: Kërkesat e sindikalistëve janë absurde, u bëj thirrje mësimdhënësve që të hënën të jenë në shkollë

Must Read

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për grevën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), konkretisht atë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), për të cilën tha se mësimdhënësit duhet të kthehen të hënën në institucionet e tyre arsimore dhe të vijojnë mbajtjen e orëve të mësimit.

Kurti gjatë konferencës për media tregoi se kërkesat e sindikalistëve janë absurde dhe irracionale.

“Kërkesat absurde irracionale, të cilat janë më shumë dëshira arbitrare se sa mundësi reale, nuk mund të ecet përpara. Nëpër krizën në të cilën po kalojmë ne do të marrim masat tona”, tha ai.

Ai tha se është kryeministër dhe se sipas hierarkisë takimet duhet t’i kryej vetëm me kryetarin e BSPK-së, e jo me kryetarët e sindikatave.

“Kam takuar disa herë kryetarin BSPK-së, Atdhe Hykollin. Ndërsa ministrat e mi kanë takuar kryetarët e sindikatave. Unë nuk dua ta kaloj kryetarin e BSPK e të takoj kryetarët e sindikatave, kjo ka ndodh në të kaluarën e nuk duhet të ndodh pasi e prishin rregullsinë. Nuk mund ta takoj kryetarin e SBASHK-ut, duke kapërcyer kështu kryetarin e BSPK-së. Edhe pardje e kam takuar kryetarin e BSPK, pasi ai është kryetari dhe unë jam kryeministri. Mungon racionaliteti i kërkesave”, tha ai.

Ai tha se kërkesat e sindikatave në Kosovë të cilat janë në grevë e zhvlerësojnë vet sindikatën. “Këto kërkesa e zhvlerësojnë vet sindikatën”, u shpreh ai.

Tutje Kurti kërkoi nga mësimdhënësit që të kthehen të hënën në shkolla dhe të vijojnë të mbajnë mësimin.

“Ne jemi me mësimdhënësit, por edhe ata duhet të jenë me nxënësit. Nuk bën të ndahen mësimdhënësit nga nxënësit. Shkolla është shteti. Ta bojkotosh shkollën është ta bojkotosh shtetin. Besoj që duhet të fillojë një orë e më parë mësimi në shkolla. Andaj ju bëj thirrje mësimdhënësve që të hënën të jenë në shkollë dhe tu japin mësim më të vegjëlve tanë.

Kryeministri Kurti po ashtu se “Nëse nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon persona për asistencë sociale ose punëtorë krahu për Gjermani”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img