28,12,2024

Kur shteti mbështet prodhuesit

Must Read

Sa ironike në ditët e sotme shihet kërkesa e prodhuesve vendor, drejtuar Qeverisë së Kosovës më saktësisht Ministrisë së Bujqësisë, për mbrojtjen e produkteve vendore nga prodhimet e importit.
Nëpër shumë tryeza diskutimesh, janë trajtuar këto masa që duhet urgjentisht qeveria e vendit ti jap zgjedhje, pas ankesave të njëpasnjëshme të prodhuesve vendor, lidhur me dëmin që po ju shkaktohet nga prodhimet e importit.
Në fakt, në mbrojtje të prodhuesve vendor ishin edhe pushtetarët, që me një vendim, vendosën akcizë për të gjitha produktet që hyjnë në Kosovë nga vendet e rajonit, e për të cilat produkte, mundë të nxjerrën edhe nga tregu i brendshëm, nga prodhuesit vendor, që në vazhdimësi me kërkesat e tyre drejtuar këtyre institucioneve, kishin organizuar forma të ndryshme, për ta prezantuar para popullit, mos mbështetjen e tyre institucionale.
Kur diskutohej për mbështetje institucionale për prodhuesit vendorë, prodhuesit (bizismenet), asnjëherë nuk dukej të kishin potencë për fitimet e tyre të majme, të cilat vijnë si pasoj e vendosjes së akcizës, madje, në të shumtën e rasteve, ishin deklaruar se do të arrijnë ta plasojnë produktin e tyre, ishin të bindur se do ta ruanin çmimin aktual, e ndoshta edhe me çmime më të arsyeshëm se sa prodhimet nga importi që vinin nga vendet e rajonit.
Që nga vendosja e akcizës, për prodhimet e vendeve të rajonit, xhepi i qytetarëve ka filluar të rëndohet, e kjo në sytë e qeveritarëve, të cilët asnjëherë nuk kanë arritur ta artikulojnë një rregullore pune, për të gjithë prodhuesit vendor, duke i vendosur edhe masa ndëshkuese, nëse nuk arrijnë ta ruajnë çmimin e produktit të tyre konformë periudhave kohore.
Nëpër supermarketet e mëdha, nëpër tregjet ditore, produktet vendore kanë arritur me çmime rekorde, sikur të ishte periudha e dimrit, kur kërkesat e qytetarëve mbuloheshin me produkte nga bujqësia, e që paguanin një shumë të konsiderueshëm, për të cilën edhe mundë ta arsyetosh, sepse po të kërkosh nëpër tryeza produkte bujqësore, në stinorin e dimrit, nuk ka rëndësi edhe çmimi, por të paguash në stinën e produkteve bujqësore, të barabartë me stinorin e dimrit, është absurd në vete.
Do të mundohem që para lexuesve të mbaj një zhvillim kronologjik të pemëve e perimeve në vendin ton, në periudha të njëjta, atëherë kur nuk kishte akcizë për produktet e rajonit.
Viti 2017, periudha e gushtit: Viti 2018, periudha e gushtit
• Një kilogram patate 0.10-0.15€ * Një kilogram patate 0.33-0.40€
• Një kilogram domate 0.15-0.20€ * Një kilogram domate 0.70-1.00€
• Një kilogram speca 0.10-0.20€ * Një kilogram speca 0.90-1.00€
• Një litër qumsht 0.59-0.62€ * Një litër qumsht 0.82-0.89€

U mundova, vetëm disa nga produktet të prezantoj, ku shihet mjaft mirë rëndimi i xhepit të qytetarit, pa i llogaritur edhe produktet e tjera, përmes së cilës politike, varfërinë do ta thellojmë, duke i mbështetur prodhuesit tekanjoz, që mision kanë pasurimin e tyre, pa e vrarë mendjen për qytetarët e mjerë, të cilët me vështersi mbahen në Republikën e Kosovës.
Qeveria e Kosovës, institucionet lokale, duhet të ndërhyjnë menjëherë tek këta mafioz prodhues, të cilët, në kohët e shkuara dhanë premtime boshe, për pengimin e produkteve të importit, me qëllim që të ruajnë ato vendore. Kjo zhvatje e qytetarëve nga këta mafiozë duhet të ndërpritet njëherë e përgjithmonë, të mos llogaritin në përfitime të majme nga popullata e vendit, të cilët jetojnë në kushte të rënda ekonomike.
Ju jeni të zgjedhurit e popullit, juve ju besuan në mbarëvajtjen e punëve institucionale, për të cilën konsideroj se keni marrë obligime nga këta qytetarë, për ta ruajtur nga e keqja, për ta ruajtur nga zhvatja e tyre e përditshme.
Qeverisa e Kosovës, në bashkëpunim me ato lokale, duhet urgjentisht të krijojnë një taks forcë, për mesë së cilës do të monitorohen bujqit mafiozë, të cilët kanë krijuar një gjendje të rënduar për qytetarët e vendit.
Nëse nuk ndërmerren hapat e duhur, për ta monitoruar gjendjen e fermerëve në Kosovë, bëjë apel prej qytetarit, të hiqet akciza e vendosur me Republikën e Shqipërisë e të Maqedonisë, të ketë mundësi populli ynë, të bëjë një jetë normale, sikur të gjithë të tjerët.
Kjo gjendje është bërë e padurueshme. Nëse dikur ishte patriotizëm të luftohej për këtë popull, e për këtë dhe, sot është patriotizëm që tu dilet në ndihmë këtyre qytetarëve, të cilët i maltretojm në kohë fushatash duke ju kërkuar votat e tyre për pushtet, sot duhet të jemi pranë tyre, për ti ruajtur nga kjo e keqe e shkaktuar nga fermerët e bujqit e Republikës së Kosovës.
Deri në ndërmarrjen e hapave konkret nga institucionet e vendit, popull, bashkëqytetarë të mijë, mbushni xhepat, sepse ju duhen fermerëve e bujqve të vendit tonë.

Ferizaj 22.08.2018 MA: Nexhat Shahini

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img