19,05,2024

Kur  ndeshen kompetencat e inspektorateve, shkaktohen probleme në teren

Must Read

Ferizaj.11.11.2016. Bazuar në aktet ligjore, inspektorati sanitar i komunës është kompetente për ushtrimin e kontrollave nëpër subjektet afariste tregtare dhe prodhuese.

Gjendja në teren nuk e tregon këtë. Së fundi në komunën e Ferizajt kontrolla të kësaj natyre po ushtron edhe inspektorati nga niveli qendror.

Zyrtarë të inspektoratit sanitar të komunës kanë thënë sot se kjo po u shkakton probleme ngase po ua prishë planin e kontrollave nëpër subjektet afariste.

Këtë duplifikim të kontrollave mësohet se po e kundërshtojnë edhe pronarët e bizneseve .

Inspektori i Veterinës , Enver Sopas, ka thënë me këtë rast këto kontrolla të ushtruara nga niveli qendrorë po krijojnë një disbalancë gjatë punës së tyre. Madje ai shton se edhe pronarët e bizneseve kanë ankesat e tyre për këtë veprim.

Këto shqetësime të ngritura lidhur me kompetencat e inspektoratit, zyrtarët thonë se i kanë ngritur në instancat e larta duke u nisur nga fakti se përbëjnë një shqetësim për inspektoratin sanitar edhe bizneset, transmeton Tv Liria.

Për më tepër bëhet e ditur se edhe përkundër kësaj inspektorati sanitar ushtron kontrolla të rregullta pothuajse në të gjitha veprimtaritë tregtare dhe prodhuese.

Së fundi inspektorati sanitar në kuadër të kontrolleve po vazhdon me shqiptimin e gjobave nëpër lokalet ku konsumohet duhani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img