29,04,2024

Kujdes, në Ferizaj policia ndjek shoferët me X5 (Foto)

Must Read

Ferizaj. 16.08.2018. Automjetet e policisë të cilat nuk kanë asnjë shenjë identifikuese, kanë filluar të patrullojnë edhe në Ferizaj. Por si duket edhe në fotot e dërguara nga një lexues në Ferizaj policia është mjaftë mirë e përgatitur për këtë. Ata janë parë duke përcjellë makinat me BMË X5.

Një makin X5 është parë në rrugë magjistrale ku ka ndaluar  një makinë për kundërvajtje në komunikacion

Automjetet civile të cilat drejtohen nga zyrtarë policor në uniformë zyrtare janë të pajisura me sistem të dritave rotative, me alarm dhe zërim.
Qëllimi është që të identifikohen shoferët të cilët bëjnë shkelje të rregullave të trafikut. Por përveq përcjelljes së mosrespektimit të shenjave të komunikacionit , patrullat e policisë po përcjellin edhe shoferët të cilët po përdorin telefonat gjatë vozitjes.
Policia ka bërë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe në veçanti t’i përmbahen shpejtësisë së lejuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img