Dukuria e gjetjes së artikujve më afat të skaduar e në shumë raste edhe të prishura më nuk është e rrallë nëpër markete. Një rast të tillë me artikuj të prishur ka dërguar në redaksinë e FerizajPress edhe një qytetarë i Ferizajt.
Ky artikull i blerë në marketin ELI-AB nga ky konsumatorë është edhe një apel tek konsumatorët të cilët para se të furnizohen me artikuj ushqimorë të kenë kujdes ne kualitetin e tyre dhe në afatin e skadimit.
“Kujdes nga ushqimet me afat te skaduar. Në Qendrën tregtare Eli-Abi në Ferizaj, në kuadër të aksionit të zbritjeve, dje në mesditë u gjetën edhe këto torta të mykura” ka shkruar ky qytetar.