24,10,2025

Kuçi: Jo në Qeveri para zgjedhjeve (Video)

Must Read

blerim-kuci-780x439

Nuk është diskutuar asnjëherë që të hyjmë në Qeveri para zgjedhjeve. Ndërsa, pas zgjedhjeve gjithçka mund të ndodhë. Pra është qëndrim i prerë i AAK-së, jo në Qeveri para zgjedhjeve, është shprehur në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, Blerim Kuçi, sekretar i përgjithshëm i AAK-së.

“Pas zgjedhjeve, nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti politike në Kosovë”, ka thënë ai duke shtuar se zgjedhjet janë e vetmja mundësi që vendi të dalë nga kjo krizë.

Duke folur për demarkacionin me Malin e Zi ai tha se na është forcuar kauza pas vendimit të ekspertëve ndërkombëtar.

“Presidentja ndonëse në fund të mandatit të saj ajo nuk e ka futur në komision asnjë ekspert vendor, ku kemi plotë të tillë. Komisioni i huaj asnjë vlerësim nuk e dha për faktet që ja kanë dhënë ekspertët vendor”, ka shtuar ndër të tjera Kuçi.

I pyetur se si do të reagojë AAK-ja në ditën kur do të inaugurohet presidenti Hashim Thaçi ai është shprehur se si opozitë e bashkuar nuk kanë marr ende asnjë vendim për këtë ngjarje.

Ai ka folur edhe për protestën e radhës, raportet mes liderëve opozitar, zgjedhjet e parakohshme si dhe për listën e përbashkët zgjedhore të opozitës.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ZNdVatl5Qh8?feature=oembed]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img