07,09,2025

Kthesa e madhe, Vatikani pranon divorcin

Must Read

papa1

Papa Françesku publikoi udhëzimet e reja përsa i përket jetës në familje dhe u shpreh se, Kisha duhet të jetë më e hapur ndaj realiteteve moderne.

“Amoris Letisia” apo “Gëzimi i Dashurisë”, quhet Nxitja Apostolike e nënshkruar nga Papa Françesku më 19 Mars.

“Thelbi i saj është mëshira dhe integrimi”,- tha Ati i Shenjtë.

Dokumenti prej 200 faqesh rendit pikëpamjet e Papës mbi jetën familjare, martesën, divorcin dhe rritjen e fëmijëve. Pikërisht divorci ishte risia më e madhe në Nxitjen Apostolike të Papës.

“Askush nuk mund të jetë i dënuar i përjetshëm, sepse kjo nuk është logjika e Ungjillit! – tha Papa Françesku duke iu referuar të divorcuarve.

Ai u bëri thirrje priftërinjëve në mbarë botën të pranojnë të divorcuarit, njerëzit që jetojnë jashtë rregullave të përcaktuara nga Kisha, si edhe të mos diskriminojnë homoseksualët.

Ati i Shenjtë tha gjithashtu se priftërinjtë duhet të jenë më të kujdësshëm ndaj “familjeve të lënduara”./Tv Klan/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Me datën 05.09.2025 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img