Lajme

KSHZ-ja hedh poshtë edhe ankesën e fundit të LSDM-së

By FerizajPress

December 18, 2016

Paraprakisht komisioni kishte refuzuar edhe pesë ankesa të tjera ndërsa dy ishin tërhequr nga LSDM-ja që drejtohet nga Zoran Zaev.

KSHZ-ja ka pranuar vetëm një ankesë nga Lëvizja BESA ndërsa pesë të tjera i kishte refuzuar.

Lidhur me ankesat e refuzuara dhe një të pranuar duhet të vendos Gjykata administrative nëse partitë ankimojnë vendimet e KSHZ-së.

Nëse konfirmohet rivotimi në ankesën e pranuar të lëvizjes BESA dhe nëse votimi reflektohet në rezulatin zgjedhor, atëherë partia VMRO DPMNE e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski mund të humb një mandat dhe të barazohet me LSDM-në dhe të dyja të kenë nga 50 deputetë.

.