Lajme

Kryetari Veseli takoi kongresmenin nga Iowa, Steve King

By FerizajPress

April 16, 2016

Kryetari Veseli bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për vazhdimin e punës së Kuvendit duke mbetur të përkushtuar në përmbushjen e agjendës së integrimeve euro-atlantike, zhvillimit ekonomik, si dhe sundimit të ligjit, thuhet në komunikatën e Kuvendit.

Kongresmeni King, theksoi se shteti i Iowa-s do të mbështes fuqishëm Kosovën, jo vetëm në kuadër të partneritetit në mes të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së, por ky partneritet dhe kjo përkrahje do të zgjerohet edhe në zhvillimin e ekonomisë, sundimin e ligjit, si dhe integrimin euro-atlantik te Kosovës.

Në takim, gjithashtu, Kryetari Veseli theksoi nevojën për një marrëdhënie formale në mes të Kosovës dhe NATO-s, ku si hap i parë do të ishte Partneriteti për Paqe.