19,05,2024

Kryetari Svarqa zotohet për përkrahjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha format

Must Read

Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve 1 qershorit kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka pritur sot në një takim udhëheqësit e shoqatës “Handikos” dhe prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ai ka dëgjuar hallet e tyre dhe është zotuar se komuna do të shtojë angazhimet e veta në kuadër të mundësive për plotësimin e nevojave me të cilat ballafaqohet kjo kategori.
“Unë do të mundohem me të gjitha kapacitetet e mia t’i zgjidhim të gjitha hallet e juaja të cilat kanë të bëjnë me komunën tonë. Do të angazhohem posaçërisht për sigurimin e transportit të fëmijëve që u duhet të shkojnë më larg nëpër shkollat e veçanta. Si dhe në pjesën e dytë të vitit do të mundohem të sigurojmë edhe një projekt për blerjen e një automjeti për këto nevoja. Unë e vlerësoj përkushtimin tuaj për këtë gjithëpërfshirje të nxënësve, prandaj na takon të gjithëve të punojmë sa më shumë për këtë kategori e cila është mjaft e rëndësishme për gjithë shoqërinë tonë” u tha kryetari Svarqa prindërve të këtyre fëmijëve.

Edhe udhëheqës të shoqatës “Handikos” mirëpritën fjalët e premtimet për kryetarit për mbështetjen sa më të madhe. Xhemile Murseli nga kjo organizatë tregoi se shqetësuese është mospërfshirja nëpër shkolla e të gjithë fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Kemi edhe shumë nevoja të tjera sepse është mjaft i vështirë kujdesi për fëmijët e tillë ndërsa kërkojmë një mobilizim nga e gjithë shoqëria për të bërë sa më shumë për realizimin e të drejtave të tyre, por edhe për t’ua lehtësuar jetën sadopak këtyre prindërve” ka thënë Xhemile Murseli udhëheqëse e organizatës “Handikos”.

Nga takimi i mbajtur sot u arrit pajtueshmëri që të zhvillohen të gjitha procedurat për të sjellë në Kuvend së shpejti një strategji apo plan veprimi që mbështet kategoritë me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat e jetës.

E në kuadër të saj u tha se do të inkuadrohen edhe shërbime të reja e institucione ku fëmijët e tillë do ta gjejnë lojën mësimin dhe prehjen e dëshiruar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img