11,09,2025

Kryetari Svarqa viziton maturantët në Shqipëri

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtoret e tij, të enjten mbrëma ka vizatuar maturantët e gjimnazit shkencor të cilët po qëndrojnë në Durrës në ekskursionin 5 ditorë. Me këtë rast kryetari Svarqa, është njoftuar nga drejtori i gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, Enver Azemi, për vendqëndrimin e maturantëve, por edhe sigurinë e tyre.
“U njoha në përgjithsi me qëndrimin e këtyre nxënësve në Shqipëri dhe u ndava i kënaqur që pash se gjithçka po zbatohet me përpikmëri edhe sa i përket qëllimit të vizitës për njohje më të mirë të Shqipërisë në aspektin gjeografik e historik. Edhe vendi ku po qëndronin është mjaft i përshtatshëm dhe i këndshëm në villat e Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës. Ishte atmosferë gëzimi ndër nxënës dhe kështu patëm rastin të shoqërohemi e të hidhnim valle bashkë.” deklaroi kryetari Svarqa.
Ai theksoi se komuna e Ferizajt në vazhdimsi ka treguar një përkushtim që të rinjtë ferizjas të përfitojnë me vizita jashtë vendit qëoftë për studime qoftë për njohje të vendeve të ndryshme .
Potencoi se regjistrimi i 9 studentëve ferizajas në Itali këto ditë është një njëri ndër sukseset që e ka gëzuar pa masë. Ndërsa edhe një vizitë e më shumë nxënësve ferizajas javën që vjen në Itali do të jetë në funksion të të rinjëve për ta ndërtuar më mirë perspektivën e tyre.
U bë e ditur se gjatë këtyre ditëve në ekskursion do të udhëtojnë edhe maturantet e shkollave të tjera të mesme të qytetit të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img