10,09,2025

Kryetari Svarqa vizitoi selinë e kishës katolike për Pashkë

Must Read

Për ta uruar komunitetin katolik për festën e Pashkës, kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me stafin e tij, qëndroi sot në selinë e kishës katolike në Ferizaj. Ai u prit nga don Mikel Sopi, zyrtar i lartë i Ipeshkvisë së Kosovës.
Kryetari Svarqa uroi që festa e madhe e Pashkës të jetë edhe një motiv shtesë për t’u afruar me njëri-tjetrin, për të festuar e gëzuar së bashku dhe për të rritur ndjenjën e solidaritetit midis besimtarëve.
Ndërkaq don Mikel Sopi, duke falënderuar për vizitën, tha se duke qenë së bashku në festa e në gëzime, ndihemi më më mirë, më të afërt, më miqësorë dhe më dashamirës ndaj njëri-tjetrit.
Me këtë rast u përçuan mesazhe paqeje e bashkëjetese.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img