27,11,2025

Kryetari Svarqa vizitoi familjen Mehmeti e cila pësoi këto ditë nga një helmim masiv

Must Read

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa bashkë me këshilltarin e lartë të Ministrit të Shëndetsisë Gëzim Kokollarin , ka vizituar sot familjen Mehmeti në fshatin Bibaj të Ferizajt e cila ka pësuar këto ditë nga një helmim masiv në një aheng familjar.
Ai me këtë rast u shpreh i gëzuar që shumica e anëtarëve të kësja familjeje tashmë janë liruar nga spitali duke u dëshiruar shërim dhe mëkëmbje të shpejtë.
“ Ne jemi informuar këto ditë për rastin e helmimit me ushqim që ka ndodhur në familejn Mehemti dhe kemi shpreh keqardhjen tonë por tash morëm informacionet se shëndeti i tyre po përmirsohet dhe se vetëm 2 anëtarë të familjes ende po kurohen në spital. Fati i mirë kësaj radhe ishte që kjo ngjarje ka kaluar pa pasoja tragjike ,kurse ne zotohemi që do të shtojmë masat përmes inspektorëve të ushqimit e sanitarë për kontroll sa më të mirë të ushiqmeve që konsumojmë” ka thënë kryetari Svarqa duke apeluar edhe tek popullata që të kenë kujdes më afatet e ushqimeve dhe prejardhjen e tyre.
Ndërkaq edhe këshillatri i Ministrit të Shëndetsisë Imet Rrahmani , Gëzim Kokollari u dëshiroi shërim të shpejtë anëtarëve të familjes Mehmeti.
“Fillimisht gëzohemi që ngjarja nuk kishte pasoja më të mëdha ndërsa shpresoj që të prekurit e kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor. Ne si Minsitri jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me popullatën kur ata e shohin të nevojshme rreth kontrollit të ushqimeve “ tha këshilltari Kokollari.
Para disa ditësh rreth 50 anëtarë të familjes Mehmeti nga fshtai Bibaj u detyruan që të kërkojnë ndihmën mjekësore e disa edhe të shtrihen në spital nga një helmim përmes ushqimit gjatë një ahengu familjar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img