11,01,2026

Kryetari Svarqa uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Must Read

Ferizaj.04.09.2017. Të dashur nxënës, arsimtarë, prindër!

Sot është një ditë e shënuar në kalendarin e ngjarjeve vjetore, fillimi i betejës së re për dije, për kultivimin dhe ndërtimin e personaliteteve tek fëmijët dhe të rinjtë tanë. Mijëra vogëlushe e vogëlushë, nisin një fazë të re të jetës, atë të arsimimit dhe fisnikërimit, socializimit dhe edukimit, të përgatitjes për jetë më cilësore.

Ndaj, të dashur nxënës, sa më këmbëngulës që të jeni për ta zhvilluar me sukses betejën për dije dhe edukim, aq më të përgatitur do të jeni për jetën tuaj të ardhme. Sa më të përgatitur që të bëheni, aq më cilësore dhe e suksesshme do të jetë jeta juaj. Pra, ju sot e merrni në dorë njërin nga çelësat e suksesit në jetën tuaj. Prandaj, ndërtojeni të ardhmen me më shumë dije, me më shumë edukatë, që kjo e ardhme të jetë më e mirë për ju dhe për ne të gjithë.

Gëzuar vitin e ri shkollor!

Muharrem Svarqa, kryetar i Komunës së Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img