27,11,2024

Kryetari Svarqa uron nxënësit dhe arsimtarët për gjysmëvjetorin e dytë

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga drejtori komunal i arsimit, Muhamet Halili, qëndruan sot në dy shkolla, për të parë nga afër kushtet e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë. Ata porositën nxënësit dhe arsimtarët që të shtojnë përpjekjet për rezultate më të mira në mësim.

15977149_1402292483138904_1896155967588896798_nNë shkollën “Jeronim de Rada”, zëvendësdrejtorja Ilire Avdyli, bëri të ditur se gjysmëvjetori i dytë ka filluar me ambiente të pastra e të ngrohura dhe pa mungesa nga ana e nxënësve dhe arsimtarëve.
Ndërsa kryetari Svarqa, qëndroi në një klasë, për t’ua uruar nxënësve dhe arsimtarëve fillimin e mbarë të gjysmëvjetorit të dytë. Ai inkurajoi nxënësit dhe mësimdhënësit që të përpiqen më shumë për ngritjen e cilësisë në mësime, si dhe të kenë kujdes që të mos mungojnë nga shkolla, pa arsye.

16003235_1402292479805571_7382956086731904931_nEdhe në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, vijimi i nxënësve dhe i arsimtarëve në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë, si dhe kushtet e punës, ishin në nivel shumë të mirë. Drejtori i kësaj shkolle Enver Azemi, tha se gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” është shembulli më i mirë lidhur me cilësinë e shkollimit në Ferizaj. Sipas tij, shkollat sapo kanë filluar me planprogramet e reja, rezultatet e të cilave do të shihen pas disa viteve.

Edhe në gjimnaz kryetari Svarqa dhe drejtori Halili u takuan me nxënës dhe arsimtarë, për të parë nga afër kushtet dhe shqetësimet që lidhen me punën në shkollë. Ata premtuan se Komuna do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme, për të ofruar kushte sa më të mira pune, kurse nxënësit dhe arsimtarët duhet të përpiqen pareshtur për ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të mësimnxënies.

Drejtori komunal i arsimit, Muhamet Halili, pohoi se gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Ferizajt ka filluar mirë, me përjashtim të një pjese të shkollës “Gjon Sereqi” të qytetit, shkollës së Softajve dhe shkollës së lagjes “Llugaj” të Komogllavës, ku ka pasur probleme me ngrohjen, për shkak të ngrirjes së tubacionit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img