Ferizaj

Kryetari Svarqa takoi përfaqësues të KFW

By FerizajPress

June 24, 2016

Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, bashkë me stafin e tij, pati sot një takim me përfaqësues të KFW nga Gjermania, Elke Dullenkopf dhe Bernard Schenk, lidhur me “Garën për mjedis të pastër”, rreth së cilës Komuna e Ferizajt është përfshirë në një projekt që pritet të ndihmohet nga Gjermania përmes organizatës GIZ.

Gjatë takimit u bisedua për aspekte që lidhen me menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Ferizajt dhe rreth përpjekjeve që po bëhen për një mjedis sa më të pastër. Kryetari Svarqa shprehu gatishmërinë e Komunës për të përmbushur kriteret e kërkuara, për zbatimin e projektit, i cili ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve rreth mbeturinave dhe për pastrimin e mjedisit jetësor.