03,05,2024

Kryetari Svarqa takohet me përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës

Must Read

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtoret e tij, të martën ka pritur në një takim përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës.

Temë e diskutimit ishte mbështetja në zhvillimin lokal në Kosovës, nga Zyra e Bashkimit Evropian, ku ka lansuar projektin për “Vlerësimin e nevojave të Komunave të Kosovës për zhvillimin rajonal dhe zhvillimit të biznesit”, projekt ky që do të zbatohet nga Koncersiumi “Altair” dhe të financuar nga Bashkimi Evropian.
Me këtë rast kryetari Svarqa, këta ta fundit i ka njoftuar në mënyrë detaje lidhur me zhvillimet e fundit që ka ndodhur në qytetin tonë, ndërkaq ka specifikuar edhe nevojat që ka komuna jonë.

U bë e ditur se projekti përbëhet nga dy detyra të mëdha të drejtuara në përmirësimin e performancës së zhvillimit rajonal në Kosovës, si dhe të adoptuar të ardhmen e politikës së zhvillimit rajonal në Kosovë. Këto dy detyra përfshijnë nën-komponentë që lidhen me identifikimin e zhvillimit komunal për kompetencat komunale siç është e rregulluar me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, identifikimin e sektorëve të qeverisë qendrore dhe politikave që mund të zbatohen në nivel rajonal (të tilla si mjedisi, punësimi, zhvillimi ekonomik, arsimi, politika sociale, etj.

U tha se takime të këtij lloji do të vazhdojnë të mbahen edhe në të ardhmen në mënyrë që ky projekt të realizohet me sukses.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img