01,05,2024

Kryetari Svarqa takohet me kryetarin e Bursës

Must Read

Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga një delegacion nga komuna e Ferizajt, po realizon me sukses një vizitë zyrtare në Bursa të Turqisë. Ai sot u prit nga kryetari i komunës së Bursës Rexhep Altepe, me të cilin bashkëbiseduan për mundësitë e bashkëpunimit në sfera të ndryshme, si: zhvillim ekonomik, kulturë, sport, arsim, shkëmbim të nxënësve, si dhe për mundësinë e stipendimit të studentëve ferizajas nga komunat turke.

Në këtë takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për shkëmbimin e vizitave të shoqatave, klubeve, ansambleve dhe grupeve të ndryshme joformale, të cilat do ta përshpejtojnë këtë bashkëpunim. U caktuan edhe grupet profesionale për harmonizimin e tekstit të memorandumit, i cili do të nënshkruhet në njërin nga takimet e ardhshme.

Në fund të takimit u shkëmbyen dhurata të ndërsjella në shenjë nderimi dhe përkushtimi për bashkëpunimin e mëtejmë, si dhe kryetari Altepe u ftua të vizitojë Ferizajn.

Komuna e Bursës, e cila numëron mbi 3 milionë banorë, është e populluar kryesisht nga banorë me prejardhje nga vendet ballkanike, ku një vend të rëndësishëm zë prania e popullatës me origjinë shqiptare. Vetë kryetari i komunës kishte rrënjë shqiptare, me prejardhje nga Shkupi.

Delegacioni i komunës së Ferizajt sot dhe nesër do të ketë takime të ndara me asociacione që tubojnë shqiptarët në Bursa të Turqisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img