27,11,2025

Kryetari Svarqa, takohet me drejtues të LMT-së së KFOR-it

Must Read

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, të premten ka zhvilluar një takim me komandantin e LMT-së departamenti i përbashkët regjional dhe jug kolonel Ihsan Tavazar.

Me këtë rast kryetari Svarqa, këta të fundit i ka njoftuar lidhur me zhvillimet e fundit, ndërsa theks të veçante i ka kushtuar situatës së sigurisë në qytetin e Ferizajt i cili është njëri ndër qytete më te qeta në gjithë Republikën e Kosovës

Nga ana tjetër komandanti i LMT-së departamenti i përbashkët regjional dhe jug kolonel Ihsan Tavazar është shprehur falënderues kryetarit për pritjen e bërë, duke theksuar se bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ishte ky takimi i parë mes kryetarit Svarqa dhe kolonel Ihsan Tavazar, u tha se takime të tilla do të mbahen edhe në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img