Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtor i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim shumë të rëndësishëm me drejtues të KEDS-it.
Temë kyçe e takimet ishte investimet e reja që pritet të bëhet gjatë vitit 2017-2018 të KEDS-it në qytetin e Ferizajt. Në këtë takim i bisedua edhe për dislokimin e trafove elektrike, aty ku po bëhen edhe investime të shumta siç është rruga “Astrit Bytyqi” dhe rruga “Brahim Ademi”, por edhe tek projektet të tjera aty ku paraqesin problem këto trafo.
Me këtë rast kryetari Svarqa, ka falënderuar drejtuesit e KEDS-it, duke thënë se investime të këtij lloji janë shumë të rëndësishme për qytetin e Ferizajt, në mënyrë që të kemi një gjendje stabile edhe të energjisë elektrike.
E nga ana tjetër drejtori i investimeve nw KEDS Avni Alidema tha se Ferizaj, është njëri ndër qytete me prioritete që pritet të investohet në të.
U bë e ditur se takime të këtij lloji do të mbahen edhe në të ardhmen.