11,09,2025

Kryetari Svarqa priti në takim futbollistët e rijnë të shkollës së futbollit “Dinamo”

Must Read

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa pati kënaqësinë të pres sot përfaqësuesit e shkollës së futbollit “Dinamo” nga Ferizaj dhe futbollistët e rinjë të këtij klubi të cilët u treguan mjaft të suksesshëm në një turne ndërkombëtar të mbajtur së fundi në Poloni.

Kryetari Svarqa shprehu gëzimin e tij me sukseset e arritura nga gjeneratat e reja, ndërsa u zotua se komuna në vazhdimësi do të përkrah iniciativat dhe projektet e sportistëve të rinjë.

“Pjesëmarrja e futbollisteve tanë në arenën ndërkombëtare ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse shpeshherë sportet po shënojnë rezultatet më të mira në raport me pjesëmarrjen e të tjerëve nga fusha të ndryshme duke i bërë nder përfaqësimit të sportit në përgjithësi. Ne do të bëjmë gjithçka në përkrahje të talenteve të rinjë ashtu siç kemi bërë deri më tani duke i ndihmuar me të gjitha mundësitë përkundër limiteve të caktuara buxhetore , por falë mundësisë për përkrahje përmes disa shërbimeve ia kemi dalë dhe do ta vazhdojmë edhe më tutje këtë përkrahje për talentet e rinjë” tha kryetari Svarqa në këtë takim.

Edhe përfaqësuesit e shkollës së futbollit “Dinamo” u shprehën të lumtur për rezultatet e arritura dhe falënderuan kryetarin e komunës për mbështetjen e dhënë. Bënë të ditur se djelmoshat e rinjë të kësaj skuadre po kërkohen nga klubet e huaja.

“Ne jemi të kënaqur që po u sjellim rezultatet të lakmueshme nga pjesëmarrjet tona jashtë Kosovës dhe kjo tregon se Ferizaj duhet të pres shumë nga gjeneratat e reja me një fjalë e ka një futboll të sigurt në të ardhmen. Po punojmë shumë e do të vazhdojmë të punojmë që talentët tanë të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe të gëzojnë përkrahjen e nevojshme brenda dhe jashtë Kosovës” u shpreh Fatos Ademi udhëheqës i shkollës së futbollit për gjeneratat e reja “Dinamo”.

Lojtarët e rinjë të klubit të futbollit “Dinamo” nga Ferizaj janë kthyer para pak ditësh nga një turne i mbajtur në Poloni ku kanë zënë vendin e dytë në mesin e një konkurrencë të ashpër nga vendet e rajonit.

Ndërkaq Driton Bekteshi nga ky klub është shpallur portieri më i mirë i këtij turneu madhështor dhe për angazhimin e tij ai është kërkuar edhe nga klubet polake pas kthimit në Kosovë, por ende nuk është vendosur se ku do të vazhdojë karriera e tij futbollisitike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img