Kryetari Svarqa priti Arlind Bajramin

Must Read

Nëntoger Arlind Bajrami nga komuna e Ferizajt, i cili javën e kaluar përfundoi me sukses trajnimin 15-muajsh në Akademinë Mbretërore të Anglisë, u prit sot nga kryetari i komunës, Muharrem Svarqa për ta përgëzuar për suksesin e arritur.

“Ne ndihemi krenarë që një bashkëvendës yni arrin të përfaqësojë denjësisht vendin tonë në një akademi kaq të njohur. Prandaj, dua t’ju përgëzoj dhe t’ju uroj suksese të mëtejme”, uroi kryetari Svarqa.

Nëntoger Bajrami tha se trajnimi ishte i suksesshëm dhe i mirëseardhur për të marrë njohuri dhe shkathtësi të reja, të cilat do t’i ndajë me kolegët në batalionin e parë të brigadës për reagim të shpejtë në Gjilan.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img