Ferizaj.05.10.2017. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me kënaqësi ka pritur sot në një takim të përzemërt dy sportistë të njohur të body bildingut, Xhevat Asllanin dhe Aldon Sadikun.
Ai uroi ata për sukseset dhe kupat e fituara, ndërsa shpehu kënaqësinë që Ferizajt dita -ditës po shëndrrohet një qytet sportistësh të suksesshëm.
“Sot kam kënaqësinë e veçantë që në cilësinë e kryetarit të komunës t’i pres dy sportistë të jashtëzakonshëm të cilët merren me body bilding të cilët në të gjitha garat ndërkombnëtare kah marrin pjesë i bëjnë ndër komunës së Ferizajt dhe përfaqësimit të sportistëve tanë në kategorinë e body bildingut dhe në kategorinë e fitnesit në këto gara. Edhe në kampionatin e Kosovës këta i kanë vendet e para dhe janë nderuar me mirënjohje e kupa nga këto gara “ tha kryetari Svarqa gjatë këtij takimi.
Ai më ttuje shtoi se është ndarë buxhet i mjaftueshëm për të përkrahur sportistët tanë megjithë nevojat e tjera që ka komuna.
“Ne bashkë me drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport z. Naim Feratin po bëjmë gjithçka që është e mundur t’i përkrhaim sportistët e të gjitha fushave të të gjitha kategorive në mënyrë që të krijojmë mundësi edhe më të mira për zgjerimin e aktiviteteve të sportistëve për stërvitje e kapacitetete të tjera.
Tashmë edhe body bildingu po bëhet një sport atraktiv për të rinjët tanë. sepse Ferizajt tashmë ka disa klube të cila po sjellin medalje nga garat ku po marrin pjesë. Ne gjendemi përpara përgatitjeve të kampionateve edhe në vendet e tjera Si në Kroaci , Mal të Zi por edhe në Spanjë dhe natyrisht që komuna e Ferizajt ka ndarë një buxhet për subvencionimin e pjesëmarrjes së këtyre sportistëve nëpër këto gara me gjithë vështirsitë që kemi pasur.
Nga ana tjetër sportistët që u takuan me kryetarin Svarqa, Xhevat Asllani e Aldon Sadiku u shprehën të kënaqur me përkrahjen që morën dhe me subvencionimin që kanë përfituar nga komuna e Ferizajt. Ata u zotuan që do të punojnë sa më shumë në mnëyrë që edhe talentët e rinjë ta kenë më të lehtë rrugën drejt medaljeve e sukseseve ndërkombëtare.