16,06,2025

Kryetari Svarqa, pret profesorin Shaban Ratkoceri

Must Read

Numri një i qyteti të Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim autorin e librit “50 përpunimet e këngëve popullore dhe qytetarë për zë &piano”.

Me këtë rast kryetari Svarqa, ka uruar profesor Ratkocerin për botimin e librit, duke thënë se libra të tilla i kanë munguar të gjithëve, por më së shumti profesorëve dhe nxënësve të shkollës së muzikës.

E nga ana tjetër autori i librit “50 përpunimet e këngëve popullore dhe qytetarë për zë & piano”, Shaban Ratkoceri ka falënderuar kryetarin Svarqa për financimin e librit, duke thënë se ky libër muzikor ju dedikohet njohësve të notave muzikore dhe ka për bazë ruajtjen e këngëve me vlera artistike. Libri përmban 50 përpunime të këngëve popullore dhe qytetare të cilat janë të përshtatura për zë dhe piano.

U bë e ditur se ky është libri i dytë i autorit Shaban Ratkocerit, ndërsa tash për tash, po merret edhe me orkestrinën e qytetit e sapo formuar në qytetin e Ferizajt, e të cilët kanë në plan të shfaqin një program me 25 prill me solist ferizajas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img