11,09,2025

Kryetari Svarqa premton rregullimin e një busti për dëshmorin Cen Dugolli

Must Read

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, ka pritur sot në një takim të përzemërt tre fëmijët e dëshmorit të kombit Cen Dugolli të cilët prej vitesh jetojnë në Francë.

Ai në kuadër të takimeve të shpeshta që ka pasur këto ditë me mërgimtarët e shumë ferizajas i ka njoftuar edhe fëmijët e dëshmorit Dugolli me zhvillimet në Ferizaj dhe persektivën e të rinjëve këtu , ndërsa u njoh edhe me jetën e familjes Dugolli në Francë , shkollimin dhe mirëqenien e tyre.
Fëmijët e dëshmorit Cen Dugolli paraqitën para kreut të komunës një dëshirë të kahmotshme që të rregullojnë një bust për të nderuar e përkujtuar veprën e babait të tyre. Ata thanë se kanë dëshirë që vitin e ardhshëm në 20 vjetorin e rënies së tij ta kenë të gatshëm edhe bustin .
Ndërkaq kryetari Svarqa u premtoi se do t’i fillojë procedurat që ky bust do të rregullohet sapo të caktohet vendi i përshtatshëm për vendosjen e tij.
“Sot kam kënaqësinë të dëgjoj përvoja dhe angazhime nga më të mirat që keni ju në vendin ku jetoni, ndërsa u dëshiroj edhe shumë suksese të mëtutjeshme. Bustin për dëshmorin Cen Dugolli , babain tuaj do ta rregullojmë ashtu siç i ka hije veprës heroike të tij, vetëm duhet të pajtohemi për vendin e vendosjes. Dëshmorët e lirisë përjetsisht meritojnë respektin dhe përkuljen tone, prandaj gjithmonë do të mundohemi që familjet e tyre të gëzojnë përkrahje institucionale në të gjitha rastet” tha kryetari Svarqa gjatë këtij takimi.
E nga ana tjetër fëmijët e dëshmorit Cen Dugolli falënderuan kryetari Svarqa për këtë mikpritje duke e ftuar atë dhe strukturat komunale nesër në homazhet që do të organizohen për të përkujtuar 17 vjetorin e rënies së tij.
Familja Dugolli dhe organizatat e dala nga lufta kanë ftuar po ashtu edhe të gjithë qytetarët ferizajas që të marrin pjesë në këto homazhe që do të organizohen nesër në orën 10 tek kompleksi i varrezave të dëshmorëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img