11,09,2025

Kryetari Svarqa ngushëllon familjen Idrizi

Must Read

Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, i ka shprehur sot ngëshëllime familjes Idrizi, për ndarjen nga jeta të arsimtarit dhe gazetarit Skënder Idrizi. Në telegram thuhet:

“E nderuar familje Idrizi,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen e të dashurit tuaj, mikut tonë të çmuar, arsimtarit dhe gazetarit veteran, z. Skënder Idrizi.
Veprimtarinë e z. Skënder Idrizi e kemi ndier të gjithë ne ferizajasit që e kemi njohur, por mbi të gjitha e kemi ndier mirësinë, konstruktivitetin dhe qasjen pozitive ndaj jetës e ndaj punës. Prandaj, besoj thellësisht se ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë me jetën dhe meveprën e vet.
Shpreh bindjen se kujtimi për Skënder Idrizin do të jetojë gjatë, ndërsa familjes dhe të gjithë atyre që ndiejnë dhembje për humbjen e tij, iu shpreh ngushëllimet më të thella”.

Muharrem Svarqa
Kryetar i Ferizajt
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img