03,05,2024

Kryetari Svarqa në Forumin ekonomik mbarëkombëtar të diasporës shqiptare

Must Read

Kryetari Svarqa tha se synon të takojë përfaqësues të bizneseve të fuqishme nga diaspora, për të bashkëbiseduar mundësitë që ofron komuna e Ferizajt për investime në industri, agrobiznes, turizëm etj.

Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa mbërriti dje në Nju Jork të SHBA-ve për të marrë pjesë në Forumin ekonomik mbarëkombëtar të diasporës shqiptare. Në këtë forum po marri pjesë personalitete të larta të politikës dhe të biznesit, përfshirë Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani, Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, ministra nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, kongresmenë amerikanë dhe mbi 230 përfaqësues të bizneseve nga Gjermania, Amerika, Italia, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Egjipti, Kanadaja, Austria etj.
Kryetari Svarqa tha se synon të takojë përfaqësues të bizneseve të fuqishme nga diaspora, për të bashkëbiseduar mundësitë që ofron komuna e Ferizajt për investime në industri, agrobiznes, turizëm etj.
Forumi ekonomik mbarëkombëtar i diasporës shqiptare i zhvillon punimet në Nju Jork më 24 dhe 25 shtator.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img