18,11,2024

Kryetari Svarqa nderoi humanisten Anica Mikush Kos

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, priti dhe nderoi sot me mirënjohje humanisten e shquar sllovene Dr. Anica Mikush Kos, e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm duke ndihmuar popullatën e Ferizajt gjatë dhe pas luftës së vitit 1999.

Me këtë rast, kryetari Svarqa tha se ndihet i nderuar me praninë e humanistes Kos, e cila i ka mbështetur ferizajasit që nga koha kur një pjesë e tyre ishin refugjatë në Maqedoni, pastaj pas luftës ka bërë punë shumë të çmuar për tejkalimin e pasojave të luftës, ka ndihmuar trajnimin dhe avancimin e procesit edukativ e arsimor, duke ndihmuar nxënësit dhe studentët, si dhe duke i dhënë shtytje punës vullnetare ndër të rinjtë.

Këtë aspekt të veprimtarisë së humanistes Kos, e vuri në duke edhe Ramush Lekaj, drejtues i organizatës IPEDU. Ai tha se nëpër duart e zonjës Kos kanë kaluar rreth tremijë të rinj ferizajas, duke u trajnuar dhe inkurajuar për t’u marrë me punë vullnetare.

Ndërsa Dr. Anica Mikush Kos, u shpreh mirënjohëse për pritjen nga kryetari i Ferizajt. Ajo theksoi se është e kënaqur me punën që është bërë këtu në fushën humanizmit, të arsimit dhe të vullnetarizmit.

“Kemi edhe disa projekte për të cilat po bashkëpunojmë, si projekti për të ndihmuar viktimat civile nga minat, projekti për të drejtat e fëmijëve dhe shpresojmë të bashkëpunojmë edhe për projektin e shëndetit mendor të fëmijëve”, u shpreh Dr. Kos.

Kryetari Svarqa, në shenjë nderimi, i dha humanistes Kos edhe disa dhurata modeste.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img